
Daljet e Sali Berishës në ballkonin e banesës ku po mbahet në “arrest shtëpie” me urdhër të GJKKO, shihen nga analistët dhe politikanët si fundi politik i ish-kryeministrit.
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli, tha se Berisha është tashmë në kuotat më të ulëta politike, teksa thekson se ai ka humbur shansin që të mbyllte me dinjitet karrierën e tij politike.
“Sot Berisha është në kuotat më të ulëta politike. Fakti që përgjërimet që njerëzit të dilnin në protesta, u refuzuan masivisht tregon se nuk ka mbështetjen që pretendon se kishte. Fakti që në atë rrugë ku ka banesën mblidhen shumë pak njerëz, e tregon këtë. Unë besoj se njerëzit me dinjitet duhet të kujdesen për mënyrën sesi dalin nga skena. Politikani nuk duket ditën që hip në pushtet por në ditën kur lë pushtetin. Ai e humbi shansin që në vitin 2013 ta mbyllte me dinjitet politikën. Nuk e mbylli sepse ishte personi që përcaktonte vendimmarrjen kryesore në PD. Shumë vendime të rëndësishme janë marrë gjithmonë në sinkron absolut mes Berishës dhe Bashës. Djegia e mandative dhe moshyrja në zgjedhje janë të Berishës si teza, mos t’ia faturojmë Bashës”, tha Kadilli në studion e “Frontline”.
Lini një Përgjigje