TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2024, 12:59

“Nuk ka dashuri të vërtetë”, i dha fund jetës pasi i shpërndanë fotot intime; çfarë postonte në rrjete sociale 27-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk ka dashuri të vërtetë”, i dha fund jetës

27-vjeçarja që i dha fund jetës dy ditë më parë duke u vetëhedhur nga kati i katërt i një ndërtesë ishte aktive në rrjete sociale.

Në një prej postimeve thuhet se “nuk ka dashuri të vërtetë, dashuria është bërë interes”.

27-vjeçarja dyshohet se u vetëvra pas publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale nga personazhi i TikTok-ut, Altin Çoku.

E reja ishte e martuar në Kosovë dhe ishte nënë e një vajzë. Për shkak të problemeve me bashkëshortin, ajo ishte kthyer te prindërit e saj në Kamëz.

Ndërkohë, policia ka arrestuar Altin Çokun për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

vetëvrasja 27 vjeçares

Lini një Përgjigje