
Drejtuesi i Acromax Aldor Nini theksoi se partitë politike gjatë fushatave zgjedhore janë të fokusuara në rritjen e audiencës në platformat e tyre sociale dhe se videot e çdo kandidati nuk do të bllokohet gjatë fushatës në mënyrë që çdo kandidat të mund të kryejë misionin e tij.
I ftuar në emisionin ‘ÇIM PEKA LIVE’, Nini u shpreh se partitë politike kërkojnë vazhdimisht, por kryesisht gjatë fushatave zgjedhore se si mund të rrisin audiencën e tyre në platforma të ndryshme gjatë fushatave zgjedhore.
Nini cilësoi se çdo video e hedhur gjatë fushatës zgjedhiore nuk do të censurohet dhe nuk do të bllokohet deri në momentin që zgjedhjet do të përfundojnë.
Aldor Nini: Ne na vijnë, normalisht kërkesa të ndryshme për konsulencë se si mund të kapet një audiencë sa më e madhe nga ana politike në rrjetete sociale. Për të gjithë siç e kam thënë dhe më parë përpara zgjedhjeve të gjitha videot me kontekst politik sado të gjata të jenë, ne do ti lejojmë sa të mbarojnë zgjedhjet.
Kjo është një mënyrë që secili nga kandidatët të ketë mundësinë që nëpërmjet çdo platforme të shpreh mendimet dhe të lejohet të dëgjohen mendime të tjera nëpërmjet kanalit të shikuesve të tij.
Sa i përket konsulencës kam parë një kërkesë të madhe lidhur me audiencën e lartë në një kohë të shkurtër. Ne nuk ndërhyjmë për të bërë fushata për një kandidat por konsulencën e japim të përgjithshme dhe çfarë mundësish të jep çdo platformë.
Lini një Përgjigje