TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2025, 22:15

“Viktima ka qëlluar 16 herë”, Karamço hedh dyshime mbi atentatin në Dobraç: Dy atentatorë mund të jenë plagosur

Shkruar nga Pamfleti

“Viktima ka qëlluar 16 herë”, Karamço hedh dyshime

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se në masakrën e Dobraçit mund të ketë pasur viktima edhe nga ana e atentatorëve.

Sipas tij ndonëse nuk konfirmohet nga policia, një apo dy nga atentatorët mund të jenë plagosur në masakrën e 30 tetorit.

“Në atë ka edhe një informacion i cili është ënde i pakonfirmuar nga ana e policisë sepse nuk janë gjetur prova, që edhe nga ana e atentatorëve ka pasur plagosje. Personi i tretë në vendngjarje në makinën e viktimave ka qëlluar mbi 16 herë me pistoletë. Mendohet se mund të jenë plagosur një apo dy atentator. Për njërin prej tyre thuhet se mund të ketë humbur jetën. Megjithatë këto janë të dhëna operative dhe ende nuk janë konfirmuar nga ana e organeve tona”, tha Karamuço në emisionin “Now”, në Euronews Albania.

Kujtojmë se atentati ndodhi në zonën e Dobracit, në rrugën Shkodër-Koplik, më datë 30 tetor. Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, u ekzekutua në vend, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për kryebashkiak, Xhemal Bushatit, ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Shkodrës. Kalimtarja Flutura Basha, e cila po lëvizte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, gjithashtu u vra në sulm. Bashkëshorti ndërroi jetë 3 ditë më pas në spital.

Deri më tani janë vetë dorëzuar në polici për këtë ngjarje në Policinë e Shkodrës, dy nga të dyshuarit  Izmir Sakica dhe Samuel Troshani.

Lini një Përgjigje