TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2025, 22:27

10 milionë kërkesa për kriptomonedhën e Trump, a do të “shfaroset” paraja ‘cash’?

Shkruar nga Pamfleti

10 milionë kërkesa për kriptomonedhën e Trump, a do të

Ekspertja Denisa Kele, synimi i Presidentit të Amerikës Donald Trump është që paraja fizike të zhduket nga qarkullimi dhe të gjithë tregun global ta dominojë pikërisht kjo lloj monedhe.

E ftuar në emisonin “Opinion” ku diskutua lidhur me kriptomonedhat dhe vlerat e tyre marramendëse, ajo theksoi se Trump lançoi pak kohë më parë edhe bitcoinin që mbante emrin e tij, për të cilin ka pasur shumë kërkesa.

Pjesë nga biseda në studio:

Denisa Kele: Ideja e Trump dhe të gjitha lëvizjeve që ai po bën, të çon në idenë që në vitet e ardhshme, qeveria amerikane dëshiron që paranë fizike ta heqë nga qarkullimi. Dhe unë shikoj që të gjithë investitorët e fuqishëm në kripto, ata që kanë shumë vite nuk tërheqin më para, e gjithë kjo qarkullon brenda rrethit të  portofoleve të tyre. Bleva ‘Trump-in’ unë… (kriptomonedha që emetoi Presidenti amerikan)

-Sa bleve?

Denisa Kele: Bleva pak. Ishte shumë e vështirë për ta blerë.

-Pse?

Denisa Kele: E para nga Shqipëria nuk futeshin dot fare personat e rinj që duan të investojnë, për shkak të kartave bankare, por ne kemi portofol ekzistues dhe kemi pasur më të lehtë. Ishte e vështirë edhe globalisht. Për të blerë monedhën Trump në momentin që u lançua, 36 orë që ndodhi kishte 1 mijë e pak përqind rritje dhe kishte kërkesa për ta blerë, 10 mln kërkesa në sekondë!

-10 milion veta në sekond donin të blenin monedhën e emetuar nga Trump?!

Denisa Kele: Dhe kjo bëri që të bllokohej i gjithë rrjeti.

Tomi Kallanxhi: Duhet ta themi që edhe në Tiranë është bërë nami. Mua më kanë marrë mbi 100 veta në telefon…

Lini një Përgjigje