
Gjykata e Apelit ka dhënë një sqarim të shkurtër lidhur me lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji. Në deklaratë thuhet se vendimi për deputetin demokrat, është marrë në unanimitet.
“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marre ne unanimitet”, thuhet në sqarim.
Trupa gjyqësore që mori vendimin ishte e përbërë nga Genti Shala, Elona Tora dhe Iliba Bezati.
Teksa sot pritet arrestimi i Salianjit, ky i fundit shkoi ne Selinë e PD-se ne një mbledhje pune me kreun e Grupit Parlamentar te PD, Gazment Bardhi dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkaj. Mësohet se shkak i këtij takimi është plotësimi i dokumenteve për te kallëzuar ne SPAK ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Gjykata e Apelit la dje në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.
Pas vendimit, Salianji foli për mediat për një vendim politik, ndërsa u shprehe se do të bëjë fushatë edhe nga burgu.
“Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimmarrje politike. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike. Do e ankimoj vendimin dhe do ndjekim procedurat e tjera gjyqësore”, tha ai.
Lini një Përgjigje