
OSBE reagoi pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, duke theksuar se presin një Parlamentar plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore.
Me një shënim në platformën “X”, OSBE thotë se presin ta shohin parlamentin, si platformën për debat politik.
“I urojmë sukses Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar! Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve”, thuhet në reagim.
I urojmë sukses Kuvendit ???????? në nisje të sesionit të ri parlamentar! Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve. (1/2)
— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) January 15, 2024
Lini një Përgjigje