Ka nisur këtë të enjte seanca e radhës plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike kanë munguar sërish në sallë, duke vijuar bojkotin e punimeve parlamentare.
Seanca u hap nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili prezantoi rendin e ditës dhe çështjet që do të shqyrtohen gjatë punimeve.
Pika e parë e rëndësishme në axhendë është interpelanca me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ndonëse opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në seancë.
Gjatë seancës pritet të diskutohen dhe miratohen një sërë projektligjesh që lidhen me bujqësinë, menaxhimin e kimikateve, akuakulturën dhe mbrojtjen e tokës bujqësore.
Në rendin e ditës janë përfshirë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare, mes tyre ratifikimi i marrëveshjes për bashkëpunim teknik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si edhe marrëveshja e huas me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila parashikon rehabilitimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe ndërtimin e lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Po ashtu, Kuvendi pritet të votojë edhe projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së një sërë institucionesh të pavarura për vitin 2025.
PD-ja qe bojkoton seancat te shkoje ne shtepi, te pushohet nga puna. Nuk ka me vend ne parlament per ata deputete qe nuk paraqiten ne pune me pretekstin e bojkotit. Boll me!