TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 11:59

“Nipërit s’na thonin as ‘mirëmëngjes se nuk i linte e ëma”, vëllai i Pëllumb Metës bën akuzën e fortë: E ka vrarë e gruaja e tij

Shkruar nga Pamfleti

“Nipërit s’na thonin as ‘mirëmëngjes se nuk i

Ramazan Meta, vëllai i Pëllumb Metës ka thyer heshtjen ndërsa ka folur publikisht për krimin makabër në Durrës.

Në një intervistë për mediat, xhaxhai i tre fëmijëve tha se këta të fundit nuk i flisnin fare. 

Ramazan Meta ka lëshuar akuza në drejtim të kunatës së tij, Blerina Meta, se kjo e fundit është autorja e vrasjes.

“Babën e kanë rehatuar ata. Nëna se di pse nuk ishte. Ata kanë në gjyq. Nuk kishim asnjë lloj marrëdhënie. Sa u bënë kaq, nuk kanë thënë asnjëherë mirëmëngjes! Vetëm djali i vogël. Nuk i linte nëna e tyre. Vetëm goca e madhe erdhi pasi ndodhi ngjarja. E mësova lajmin nga djali i xhaxhait dhe më tha; Pëllumbi nuk më ka hapur telefonin. Unë makinën e pashë në rrugë. Më tha; shih një herë ore burri i dheut, se s’më del në telefon. Nuk kishim si ta kërkonim. Nuk dinim gjë. Hapa sytë kur do e shoh sot ose nesër, që t’i kthej përgjigje. Vetëm e shoqja e ka qëlluar. Ata e paskan rehatuar, dhe ai nuk merrte më, s’jepte kurrkund.

Sa i kam parë çdo veprim nga larg, dilnin, burrë e grua. Diskutonin, flisnin për shtëpinë për gjërat. Vëllain kur e takoja, kur vinte në shtëpi, flisnim për punën, a u lodhe. Kaq! Si gjithë të tjerët. S’di asgjë për fejesën. S’kam pasur asnjë lloj marrëdhënie me kunatën, as mirëmëngjes as mirëmbrëma nuk më thoshte. Ajo e di. Unë me vëllanë tim kam qenë shumë mirë, e kam takuar. Marrëdhëniet me vëllain i kam pasur të mira gjithmonë”, tha ai.

 

vellai pellumb meta akuza gruaja

Lini një Përgjigje