TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Gusht 2023, 19:30

Nga Vlora, në Fier, Elbasan, Pogradec dhe Durrës, numri i lartë i vizitorëve krijon radhë kilometrike

Shkruar nga Pamfleti
Nga Vlora, në Fier, Elbasan, Pogradec dhe Durrës, numri i lartë i
Trafiku në Vlorë

Numri i lartë i vizitorëve ka bërë që në disa qytete të vendi të ketë trafik të rënduar. Në Vlorë ka pasur bllokim në të dyja krahët, duke paralizuar aksin kryesor të qytetit.

Radha kilometrike të automjeteve fillonte nga Orikumi dhe përfundonte në Vlorë duke vijuar në Lungomare, Bulevardin e Vlorës dhe Transballkanike. Pavarësisht se është në dispozicion dhe rruga e bypassit të Vlorës sërish të gjithë zgjedhin të qëndrojnë prej minutash në trafik duke penalizuar edhe të tjerët por edhe segmentet rrugore të qytetit.

Radhë ka pasur edhe në Fier. Sipas shefit të qarkullimit rrugor ne Fier, Altin Dervishi, disa akse tepër te frekuentuara, kanë qenë problematike, ndërkohë që ka theksuar se për monitorimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit, punonjësit e policisë janë angazhuar edhe jashtë orarit.

Radhë ka pasur edhe në Elbasan, Pogradec dhe përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

vlora trafik

Lini një Përgjigje