TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2025, 15:31

Nga kultura te mjekësia, kush është gruaja nga Kanadaja që zëvendëson Florenc Spahon në krye të QSUT

Shkruar nga Pamfleti

Nga kultura te mjekësia, kush është gruaja nga Kanadaja që

Ish-deputeti Florenc Spaho e ka gëzuar vetëm 3 muaj detyrën e kreut të QSUT.

Pas emërimit të ministres së re të Shëndetësisë, ai është larguar nga funksioni dhe do të zëvendësohet nga një grua, e cila për hir të së vërtetës, nuk ka shumë lidhje me këtë punë.

Mësohet se në krye të QSUT u vendos Anglea Paparizo. Momentalisht ajo është pjesë e Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare.

Sipas CV-së së saj, ajo ka kryer studimet për Planifikim Kulturor në Universitetin e British Columbia si dhe Programin e Lidershipit Ekzekutiv  në Shkollën e Biznesit Ivey në Kanada.

Me një Master në Histori dhe Diplomë Universitare në Gazetari, ka mbajtur disa pozicione Drejtuese në Bashkine e Tiranës, Shqipëri dhe aktualisht udhëheq departamentin e Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e Qytetit të Burlingtonit në Ontario, Kanada, ku emigroi në vitin 2008. 

 

2 Komente

  1. F
    Feti Dema

    "Me shikim të parë" bindesh se ato goxha diplloma që ka marë i ka merituar.

    1. P
      Patriot

      Te leshe Kanadane per shqiperine, nga eksperiencat e deri tanishme, kane ardhure vetem per te vjedhure. Suksese dhe shpresojme qe te mose jete si te tjeret, psh Agasi i KM.

      Lini një Përgjigje