TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2024, 12:19

Nepotizmi/ Ilirjan Celibashi, Asistente ka vajzën e vëllait të gruas, mbesën e Fatmir Mediut

Shkruar nga Pamfleti
Nepotizmi/ Ilirjan Celibashi, Asistente ka vajzën e vëllait të
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi /

Ka zyrtarë e shefa të tjerë në drejtoritë dhe sektorët e KQZ-së me lidhje familjare mes tyre, të mbledhur nga kryetari Ilirjan Celibashi; shumica nga Skrapari dhe nga fisi i gruas dhe nga krushqitë e kunetërve Fatmir e Shpëtim Mediu, duke krijuar administratë një nepotike me fise të lidhur mes tyre...

Në dosjen e agjentëve të Byrosë Kombëtare, lidhur me hetimin që po u bëhet tenderëve 21 milionë USD në KQZ, për pajisjet e identifikimit biometrik dhe votimit e numërimit elektronik, të miratuar nga krye komisioneri Ilirjan Celibashi, është skeduar dhe fakti që dokumentet paraprake, i ka përgatitur asistentja e tij, Ejona Mediu.

Sipas dosjes së saj personale dhe Regjistrit të Gjendjes Civile, rezulton se Ejona Mediu, Asistentja e Krye- komisionerit të KQZ, Ilirjan Celibashi, është vajza e Shpëtim Ali Mediut, ortak me të bijën në kompaninë “Prosperues Sh.p.k”, me objekt agjenci udhëtimi, shitje biletash transporti ajror, detar e tokësor, paketa udhëtimesh e dhënie makinash me qira.

Po sipas Regjistrit të Gjendjes Civile, rezulton se Shpëtim Mediu është vëllai i deputetit Fatmir Media; dhe të dy janë kunetërit e Krye-komisionerit të KQZ, Ilirjan Celibashi, bashkëshort i noteres Ardjana Mediu.

Pra, Ilirjan Celibashi, ka bërë pjesë të kabineti të tij në KQZ, Ejona Mediun, vajzën e vëllait të gruas së tij, me detyrë Asistente, funksion konfidencial që ka për detyrë të hartojë, administrojë dhe çojë për zbatim në sektorët e tjerë të KQZ-së, çdo urdhër, procedurë e vendim të drejtuesit Ilirjan Celibashi.

Pra, si pjesë e familjes dhe kabinetit të KQZ-së, ajo parapërgatit të gjithë dokumentet dhe ia çon për miratim burrit të hallës kryetar, i cili i firmos me mirëbesim, në zbatim të pazareve që bënë, siç është dhe pazari i tenderëve 21 milionë USD për pajisjet e identifikimit biometrik dhe votimit e numërimit elektronik, që po i heton SPAK.

Sipas ligjit dhe strukturës, pozicioni i punës “Asistente” në Kabinetin e Krye-komisionerit të KQZ, duhet të jetë e pajisur me Status të Nëpunësit Civil, por drejtuesi Ilirjan Celibashi e ka emëruar vajzën e vëllait të gruas pa pasur Statusin e Nëpunësit Civil.

Ndërsa në muajin janar 2024, Ilirjan Celibashi, nëpërmjet Drejtorisë së Burimeve Njerëzore e Shërbimeve mbështete në të KQZ,  ka sajuar dhe zhvilluar një konkurs me objekt “Pranim në Shërbimit Civil”, duke shpallur fituese vajzën e vëllait të gruas, si “Specialiste” në Drejtorinë e Komunikimit dhe Koordinimit në KQZ.

Përveç këtij rasti, ka edhe zyrtarë e shefa të tjerë në drejtoritë dhe sektorët e KQZ me lidhje familjare mes tyre, të mbledhur nga kryetari Ilirjan Celibashi; shumica nga Skrapari e nga fisi i gruas dhe nga krushqitë e kunetërve Fatmir e Shpëtim Mediu, duke krijuar kështu një administratë nepotike me fise të lidhur mes tyre./Pamfleti

ilirjan celibashi mbesa e fatmir mediut vajza e vëllait të gruas nepotizmi asistente

Lini një Përgjigje