TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Gusht 2024, 08:44

Në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit të Erzen Breçanit, ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit të Erzen
Ismail Zeneli dhe Erzen Breçani

Zeneli ka qenë pjesë e grupit kriminal, ku akuzohet edhe ish drejtuesi i lartë i policisë, Erzen Breçani.

Është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri Ismail Zeneli, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme.

Zeneli ka qenë pjesë e grupit kriminal, ku akuzohet edhe ish drejtuesi i lartë i policisë, Erzen Breçani.

"Vijojnë intensivisht operacionet për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë 24 orëve të fundit, janë finalizuar nga Interpol Tirana, 2 operacione ekstradimi, nga Spanja dhe nga Franca. U krye ekstradimi nga Spanja, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar I. Z. alias L. S., 50 vjeç, i lindur në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.-njofton SPAK.

Të martën e 2 dhjetorit të vitit të kaluar është arrestuar nga autoritetet spanjolle Ismail Zeneli, një nga të shpallurit në kërkim nga SPAK të grupit ku u arrestua edhe Erzen Breçani.

Ismail Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.

Ai është arrestuarnga autoritet spanjolle dhe për të është kërkuar ekstradimi.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetime të imtësishme për rreth 40 persona, të cilët mendohet se lidhen me grupin e trafikimit të drogës, i zbuluar nga përgjimet e aplikacionit Sky ECC, ku bënin pjesë edhe ish-zyrtari i lartë policor, Erzen Breçani, djali i tij Eralbi si edhe Ervin Mata.

Lini një Përgjigje