TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Gusht 2024, 22:35

Pas skandalit të mbetjeve, KURUM “zhduket” nga Elbasani? Uzina e çelikut drejt mbylljes

Shkruar nga Pamfleti

Pas skandalit të mbetjeve, KURUM “zhduket” nga Elbasani? Uzina

Firma Turke Kurum duket se po shkon drejt mbylljes së aktivitetit të saj  të shkrirjes së çelikut në qytetin e Elbasanit.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se punëtorë të uzinës së Çelikut dhe Petëzimit janë njoftuar për ndërprerjen e kontratës.

Kjo e fundit është ndërprerë prej datës 1 gusht ne sektorin e uzinës së Çelikut dhe prej 20 gushit duket se është mbyllur edhe uzina e petëzimit.

Ende nuk është bërë me dije se cili është shkaku që po çon drejt mbylljes këtë firmë, ndërsa nuk ka akoma asnjë reagim nga drejtuesit e saj.  

Ky veprim vjen pas shpërthimit të skandalit të mbetjeve. Kurum rezulton si firma që ka shitur mbetjet që u kapën në Filipine.

Lini një Përgjigje