Analisti Denis Dyrnjaja ka komentuar lidhur me ndryshimet e fundit të propozuara nga kryeministri Edi Rama në kabinetin e ri qeveritar.
Ai tha se ministret e hequra nga Rama janë një strategji e pritshme prej tij, ndërsa theksoi se tashmë Xhaçkës në një farë mënyre i është hapur rruga për tu përballur me drejtësinë.
Lidhur me largimin e ministres së Bujqësisë Frida Krifcës, Dyrnjaja tha se kjo lëvizje erdhi pasi ajo e vuri në pozitë të vështirë Ramën me ndërkombëtarët.
"Rama sot bëri një predikim politik të situatës pas shumë përballjeve ligjore brenda maxhorancës mes tyre ministra të rëndësishëm në pritje dhe të tjerë për tu përballur. Jo më kot dy prej emrave të rëndësishëm të përfolur të kabinetit qeveritar siç është Xhaçka që mesa duket tashmë i është hapur rruga në një kuptim që të përballet dhe me drejtësinë ishte e pritshme kjo lëvizje e tij. Një tjetër pritshmëri ishte dhe për Frida Krifcën e cila ka një nga skandalet më të mëdha jo për shumën e fondeve, por për pozitën e vështirë që ka vënë vetë Ramën me ndërkombëtarët. Një nga pikat e dobëta të Ramës është që të ketë një marrëdhënie të mirë sa i përket imazhit me ndërkombëtarët. Në këtë kontekst pritshmëritë janë të gjitha të realizuara në atë që pritej për ndryshimet.", tha ai.
Në vijim ai theksoi se sot Rama i kujtoi edhe njëherë njerëzve dhe atyre në PS që s’ka përgjegjësi për aferat dhe këtë e thotë në mënyrë të vazhdueshme për të treguar që nuk është administrator i çdo portofoli qeverisës.
"Rama kërkon të imponojë që ai është kryeministri, bën këtë zgjedhje, por që nuk është në mendjen dhe xhepin e askujt. Lëvizja e Manastirit më lë një shije sa delikate të kujdesshme, sepse hoqi një njëri të suksesshëm. Më vjen mirë që te ministria e punëve të jashtme vjen një profil i cili vjen nga diplomacia i cili e ka prekur dhe njeh diplomacinë, pra i është besuar një njeriu që ka njohje, por ende se dimë se sa i aftë është. Pastaj vimë te Anila Denaj e cila rikthehet në qeveri, kjo përbën një lajm më vete dhe Mazniku, Rama e largon nga bashkia dhe e fut në kabinetin qeveritar. Të gjitha lëvizjet e forta ishin të pritshme.", u shpreh Dyrnjaja.
Lini një Përgjigje