TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shtator 2023, 07:16

"Çështja është nga shtyrë PS me truke ligjore", analisti parashikon çdo të ndodhë me Olta Xhaçkën pas shkarkimit

Shkruar nga Pamfleti
"Çështja është nga shtyrë PS me truke
Olta Xhaçka

Analisti, Arion Sulo ka komentuar ndryshimet në qeveri, ku u ndal te largimi i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Sulo tha se largimi i Xhaçkës ishte i pritshëm, teksa bëri një parashikim se çfarë do ndodhë pas ikjes së saj nga qeveria si ministre e Jashtme. Sipas analistit, ish-ministres do i hiqet mandati i deputetes.

“Largimi Xhaçkës ishte i pritshëm. Me këtë largim sot, Xhaçkës i paraprin heqja e mandatit të deputetes. Kjo lidhet me bashkëshortin e saj si investitor strategjik. Mirëpo, Rama këtu është në gënjeshtër, propagandë që nuk mban. Çështja është shtyrë 4-5 muaj nga PS me truke ligjore. Vetë Rama ia ka dhënë investitorin strategjik, bashkëshortit të Xhaçkës, si kryetar i qeverisë. Ku është mos përgjegjësia e tij? E ka firmosur atë”, tha Sulo i ftuar në rubrikën “Open”.

Diplomacia, Financat, Arsimi, Bujqësia e Shëndetësia janë dikasteret kyçe që do të kenë drejtues të rinj. Gjithsej janë shtatë poste ministrore që preken nga ndryshimet në qeveri, të cilat u bënë publike nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Nga propozimet e paraqitura nga kryeministri, katër janë prurje të reja. Teksa shkrihet Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet dhe rikthehet ajo e Pushtetit Vendor, në të cilin kryeministri propozon nënkryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës. 

Ministër i Punëve të Jashtme në vendin e Xhaçkës u emërua Igli Hasani.

Ndryshimet e reja në qeveri:

Ministër i Punëve të Jashtme – Igli Hasani

Ministër i Arsimit dhe Sportit – Ogerta Manastirliu

Ministër i Bujqësisë – Anila Denaj

Ministër i Shëndetësisë – Albana Koçiu

Ministër Shteti për Sipërmarrjen – Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Pushtetin Vendor – Arbjan Mazniku.

olta xhaçka shkarkimi nga rama

Lini një Përgjigje