TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Mars 2025, 22:43

Ndriçimi i rrugëve një luks për banorët e Vorës: Kryebashkiaku na kërcënon që të mos ankohemi

Shkruar nga Pamfleti

Ndriçimi i rrugëve një luks për banorët e Vorës:

Blerim Shera duket se ka degdisur në mjerim Vorën. Një qytetar i Vorës ka ngritur shqetësimin për mungesën e ndriçimit rrugor në zonë.

Sipas tij, problemi vijon prej një viti dhe përfshin si Kodër Vorën ashtu edhe fshatrat përreth.

Më shqetësuese akoma është pretendimi i qytetarit, i cili thotë se kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera, i ka kërcënuar banorët që të mos ankohen në media për problematikat e tyre, pasi përndryshe do të penalizohen me mungesë uji dhe energjie elektrike.

Denoncimi i mbërritur:

"Përshëndetje JOQ! Prej 1 viti nuk punojnë dritat e rrugëve në Kodër Vorë dhe në çdo fshat të Vorës. Kryetari i bashkisë Blerim Shera ka thënë se kush ankohet në portale nuk do të ketë ujë e drita! Ju lutem postojeni!"

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët denoncojnë mungesën e ndriçimit në rrugë apo problematika të tjera të rëndësishme infrastrukturore. JOQ Albania ka qenë, është dhe do vijojë të jetë zëri i qytetarëve dhe i fton të gjithë të denoncojnë çdo padrejtësi apo problem që hasin në përditshmërinë e tyre. /JOQ Albania

 

Lini një Përgjigje