
Anëtar i Partisë “Djathtas 1912” tha se partitë e reja janë shpresa e shqiptarëve dhe ndryshimit të sistemit të mbajtur peng nga dyshja Rama-Berisha prej tre dekadash.
Kulluri u shpreh se duhen larguar këto mbeturina komuniste që punojnë me njëra-tjetrën për interesa të caktuara, duke e zhytur vendin në korrupsion. Ai tha gjithashtu se beson se shqiptarët do të votojnë forcat e reja politike, për të ndryshuar sistemin e vjetër.
Teksa ka komentuar ‘dissing’ mes Ramës, Bashës dhe Berishës me video-postime virtuale, Kulluri deklaroi se ‘po silleshin si pjeshka’.
“Këto zgjedhje do kenë një opozitë serioze, pasi ajo që duhet ta kishte luajtur këtë rol, është prishur si balancë nga PD-ja, ndaj edhe ne dolëm më vete dhe hymë në koalicion me LZHK-në që është me të njëjtat principe me Djathtas 1912. Vota për partitë e reja përfaqëson optimizëm, për ndryshim të madh. Këtu duhen mundur të dyja partitë e mëdha, të çlirohet tregu nga oligarkia që i ka marrë frymën vendit, me reformat dramatike, kodi zgjedhor i njëanshëm dhe të tjera. Po kështu ekonomia, pastrimi i parave, tregu, konkurrenca e pandershme, krimi dhe korrupsioni.
Këto janë zgjedhje për të rrëzuar Ramën dhe Berishën, dy forcat e mëdha dhe sistemin e tyre. Partitë e reja marrin 6-9 deputetë, teksa kemi 20% të pavendosur. Kjo qeveri pas 12 vitesh nuk ka çfarë bën më. Këta po sillen si pjeshka, se kjo nuk është përgjegjësi para qytetarëve, ky është pjeshkërim i Ramës, Bashës dhe Berishës dhe ata le ta vazhdojnë pjeshkërimin”, tha Kulluri për “Report TV”.
Lini një Përgjigje