TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Gusht 2025, 19:40

“Na jep para, ndryshe t’i hoqëm tendat e lokalit”, Anila Hoxha jep detaje nga aksioni i SPAK te IMT e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
“Na jep para, ndryshe t’i hoqëm tendat e lokalit”, Anila
Foto ilustruese

Gazetarja Anila Hoxha, ka zbuluar detaje nga aksioni i SPAK, ku u arrestuan 2 inspektorë të IMT Tiranë.

Sipas saj, bazuar në referimin e Policisë së Shtetit, SPAK firmosi urdhër arreste ndaj dy punonjësve të IMT, pasi një shtetas ka kallëzuar se në zonën e kombinatit, disa persona e kanë vizituar në banesë dhe i kanë kërkuar para në këmbim të mos prishjes së dy tendave të lokalit në katin e parë.

Hoxha raporton se menjëherë mbas referimit prej sektorit kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit u referuan materiale në SPAK dhe njëherazi gjatë ditës janë përdorur metoda speciale të hetimit (përgjime) ku dhe është provuar pagesa e një mijë eurove.

Të arrestuarit janë Niko Zmalaj, punonjës në Bashkinë Tiranë DPN 2 Drejtoria e Rrugëve, Geraldo Fucia, punonjës në Bashkinë Tiranë IMT Tirane, Edmond Çela, punonjës i IMT Tiranë  Inspektor Zona Peze, Vaqarr. Ndërkohë që është shpallur në kërkim K.  Zh. punonjës i IMT Tiranë.

 

Lini një Përgjigje