TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Gusht 2025, 18:02

Vrasja makabre në Volos, motra e 36-vjeçares pritet të marrë kujdestarinë e 4 fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja makabre në Volos, motra e 36-vjeçares pritet të

Një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik, ndodhi disa ditë më parë në qytetin grek në Volos në një familje shqiptare, ku 40-vjeçari vrau gruan e tij 36-vjeçare.

Sipas informacioneve nga mediat greke, motrës së 36-vjeçares së vrarë nga bashkëshorti, do i caktohet kujdestaria e katër fëmijëve.

Katër fëmijët, njëri prej të cilëve është i rritur (një vajzë 18-vjeçare), do të shpërngulen në Skiathos me tezen e tyre.

Avokati i familjes deklaroi se mbeten ende për t’u plotësuar disa detaje në mënyrë që të përfundojë procesi i caktimit të kujdestarisë së motrës së gruas së ndjerë.

Urdhri do të lëshohet nesër në mëngjes nga Prokuroria e Shkallës së Parë e Volosit, ndërsa Shërbimet Sociale kanë përfunduar raportin e tyre, i cili është pozitiv se tezja, e cila jeton dhe punon në Skiathos, do të marrë kujdestarinë.

Katër fëmijët kanë pranuar me dëshirën e tyre të qëndrojnë me tezen, ndërkohë që mbeten në gjendje shoku për shkak të krimit nga babai i tyre.

 

vrasja e 36 vjecares shqiptare ne volos

Lini një Përgjigje