TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2025, 10:25

Moti merr kthesë, rikthehet dëbora në fundjavë; temperaturat deri në -3 gradë celsius

Shkruar nga Pamfleti
Moti merr kthesë, rikthehet dëbora në fundjavë; temperaturat
Foto ilustrim

Dita e sotme do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Herë pas herë pritet që vranësirat të fuqizohen, të cilat pritet të prodhojnë reshje të pakta shiu, kryesisht në jug dhe në qendër të vendit.

E njëjta situatë pritet edhe të premten edhe të shtunën.

Por nga e diela dhe në vijim priten reshje dëbore në zonat malore, thotë meterologia Tanja Porja.

Këtë të mërkurë temperatura pritet të arrijë deri në 23 gradë celsius. Ndërsa nga mesdita e së enjtes e në vijim pritet një rënie graduale e temperaturave.

Të dielën temperaturat do të shkojnë deri në -3 gradë celsius. Në fillim të javës tjetër priten kthjellime, ndërsa në mesjavën tjetër do të rikthehen reshjet e shiut sërish. 

rikthehet dëbora në fundjavë moti në shqipëri

Lini një Përgjigje