TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2025, 18:54

Moti i keq/ Situatë alarmante në Sukth, lumi Erzen del nga shtrati; disa fshatra në rrezik

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq/ Situatë alarmante në Sukth, lumi Erzen del nga shtrati;

Pasditen e sotme është përkeqësuar situata në zonën e Sukthit, pasi lumi Erzen ka dalë nga shtrati, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha tokash dhe duke izoluar disa fshatra.

Ura e Vardardhës është mbuluar nga uji, duke bllokuar qarkullimin për mbi 1000 banorë të zonës.

Sipas informacioneve paraprake, reshjet intensive të shiut kanë rritur nivelin e lumit dhe kanë përmbytur rreth 4 hektarë tokë bujqësore.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako e cila ka thënë se ekipet e emergjencës ndodhen në terren.

Ekipet e emergjencave janë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë familjeve të këtyre zonave.”, shkruan Sako.

Forcat e emergjencave vijojnë monitorimin në terren.

Lini një Përgjigje