TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2025, 14:38

Gjykata e Lartë rrëzon Metën, ish-presidenti mbetet në burg

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Lartë rrëzon Metën, ish-presidenti mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për t’i ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”, duke lënë në fuqi vendimin Apelit të GJKKO.

Vendimi është bërë publik sot, duke vulosur kështu qëndrimin e ish-Presidentit të Republikës në qeli.

“Mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr. 183 (87-2025-284), datë 08.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në muajin korrik, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK përfundoi hetimet ndaj ish-presidentit Ilir Meta, njëherazi kryetar i Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të cilët akuzohen për vepra penale të korrupsionit.

I pandehur për këtë çështje është marrë disa muaj më parë edhe ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho, të cilit iu komunikua përfundimi i hetimeve të hënën më 28 korrik.

Po ashtu, SPAK ka marrë të pandehur për pastrim parash edhe financuesen e LSI-së, Ema Çoku dhe nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi. Çokut iu komunikua akuza të hënën, ndërsa Meta dhe Kryemadhi pritet të njihen të martën me përfundimin e hetimeve.

Ish-presidenti Meta akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CEZ-DIA; për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni; si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive.

Lini një Përgjigje