TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2025, 12:53

Meta i pranishëm në seancën paraprake në GJKKO, avokati: Sot fillon përballja me regjimin

Shkruar nga Pamfleti

Meta i pranishëm në seancën paraprake në GJKKO, avokati: Sot

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Meta është vetë i pranishëm në këtë seancë, siç bëri me dije para se të hynte në ambientet e gjykatës avokati i tij, Kujtim Cakrani.

“Meta sot është në sallën e gjyqit, e keni prezent. Sot fillon përballja me regjimin e Ramës. Për 21 janarin është në një moment tjetër”, tha avokati.

Sot zhvillohet seanca në Gjykatën e Lartë ku shqyrtohet ankimimi i tij për masën e arrestit me burg.

Në dosjen ndaj ish-presidentit Meta përfshihen edhe ish-bashkëshortja e tij dhe tre persona të tjerë. Ata përballen me akuza që lidhen me korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion të funksionarëve të lartë në bashkëpunim.

Meta ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024, ndërsa Monika Kryemadhi është nën masën “detyrim paraqitje”.

SPAK ka bashkuar në një dosje tre hetime: aferën CEZ–DIA, lobimin në SHBA dhe verifikimin pasuror.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje