TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2025, 20:32

Moti i keq në veri të vendit, pezullohet mësimi në disa shkolla në Kukës!

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në veri të vendit, pezullohet mësimi në disa

Moti i keq në Kukës ka sjell pezullimin e mësimit për ditën e nesërme në disa shkolla të njësive administrative.

Mësohet se zyra Vendore Arsimore Kukës, nisur nga situata e motit dhe vlerësimit të sigurisë së transportit të nxënësve dhe mësuesve për ditën e nesërme ka vendosur pezullimin e mësimit në shkollat e njësisë administrative Shishtavec, Zapod, Bushtricë, Ujmisht, Malzi, shkolla Kalimash, shkolla Çinamakë dhe Mamëz.

Kjo masë është marrë për të siguruar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, duke marrë parasysh vështirësitë që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura të dëborës dhe erërat e forta që po përjeton kjo zonë.

Kujtojmë se edhe në Kurbin, u mor vendimi për anulimin e mësimit ditën e nesërme për shkak të motit të keq dhe ndërprerjes së energjisë elektrike.

Lini një Përgjigje