TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2025, 17:28

Moti i keq në vend, Greqia ndalon lëvizjen e kamionëve në Kapshticë

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në vend, Greqia ndalon lëvizjen e kamionëve në

Policia kufitare greke ka njoftuar palën shqiptare se për shkak të motit të keq do të bllokohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë në drejtim të shtetit grek.

Policia bën me dije se do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, të cilët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.

"Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se nga ora 17:00 e datës 12.01.2025 dhe deri në një njoftim të dytë, nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar Kapshticë, në drejtim të shtetit grek.

Do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, të cilët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë të mos udhëtojnë drejt kësaj pike, deri në pritje të njoftimit  ditën e nesërme nga Policia Kufitare Greke, për lejimin e lëvizjes së tyre", njofton policia.

Lini një Përgjigje