
Policia kufitare greke ka njoftuar palën shqiptare se për shkak të motit të keq për veç mjeteve të tonazhit të rëndë ehde autobusëve do t’iu ndalohet qarkullimi në drejtim të shtetit grek.
Siç njofton policia, aktualisht do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave, të cilët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.
“Në vijim të njoftimit të dhënë më parë, ku Policia Kufitare Greke, ka njoftuar Policinë Kufitare të Kapshticës për bllokimin e lëvizjes së kamionëve, ju informojmë se:
Përveç bllokimit të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë), do të ndalohet lëvizja deri në një njoftim të dytë dhe për autobuzët”, njofton policia kufitare greke.
Ndërkohë që më herët policia kufitare greke njoftoi më herët palën shqiptare se për shkak të motit të keq do të bllokohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë në drejtim të shtetit grek.
“Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se nga ora 17:00 e datës 12.01.2025 dhe deri në një njoftim të dytë, nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar Kapshticë, në drejtim të shtetit grek.
Do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, të cilët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë të mos udhëtojnë drejt kësaj pike, deri në pritje të njoftimit ditën e nesërme nga Policia Kufitare Greke, për lejimin e lëvizjes së tyre”, njoftonte më herët policia kufitare greke.
Lini një Përgjigje