TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2023, 19:14

Moti i keq në vend/ Era e fortë këput litarët e tragetit në Durrës, përplaset me bankinën

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq në vend/ Era e fortë këput litarët e tragetit

Për shkak të kohës së keqe në Durrës, trageti “Af Claudia”, i cili pritej të nisej drejt Ankonës ka këputur litarët dhe është përplasur me bankinën.

Ka qenë edhe vetë Kapiteneria që e ka konfirmuar këputjen e litarëve nga era e fortë.

Menjëherë pas këputjes së litarit, ka shkuar në ndihmë rimorkiatori i portit dhe është siguruar trageti nga dëmi që mund të sillte era e fortë.

Fatmirësisht në momentin e këputjes nuk ka pasur pasagjerë të imbarkuar në traget.

Lini një Përgjigje