
Dy vatra zjarri janë përhapur ditën e sotme në fshatrat Kuman dhe Sheq i Vogël të Fierit.
Flakët kanë përfshirë në kodrat me ullinj të fshatit ‘Kuman’ si dhe zonën me kallamishte në fshatin Sheq i Vogël.
Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në zonën përreth.
Forcave zjarrfikëse u kanë ardhur në ndihmë edhe banorët e zonës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, që deri më tani ka prekur një pjesë të mirë të kodrës.
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur paraditen e sotme në Vlorë në fushën e mbetjeve, ku një pjesë e madhe e tyre po digjen duke shkaktuar edhe ndotje të madhe për banorët e zonave përreth.
E gjithë zona e banuar përreth fushës së mbetjeve, është mbuluar nga tymi, duke shkaktuar një ndotje ajri shumë të madhe.
Mësohet se lagjja ‘Kushtrim’ dhe ’24 maji’ janë mbuluar plotësisht nga tymi i shkaktuar nga djegia e mbetjeve.
Lini një Përgjigje