
Një autobus me targa shqiptare është përmbysur në Kroaci, ndërsa nga informacionet e para raportohet për viktima.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:43 në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit.
Mediat kroate raportojnë se mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç, ndërsa për arsyeje të panjohura, ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.
Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi, ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.
Sipas mediave kroate informacione të pakonfirmuara thonë se viktima mund të jetë shoferi i autobusit një 58-vjeçar, ndërkohë që shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac.
Sipas policisë, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi.



Lini një Përgjigje