
Pas magazinierit të drogës Ermir Gërxhani, çuditërisht, sot shef i komisariatit të policisë së Kuçovës; ish faturinoja i shndërruar në oligark Pëllimb Salillari po përdorë për punët e tij të zeza edhe zyrtarë të tjerë të policisë.
Ky është Gramoz Lala, me detyrë shefi i rendit në Policinë e Beratit. Lala, duke shpërdoruar detyrën, shfaqet pa uniformë dhe si spiun i infiltruar i Salillarit në këtë protestë të banorëve të fshatit Lumas kundër mafies që po u grabit ujin.
Gramoz Lala, i njohur si trafikant i qenieve njerëzore, ish- shef i komisariatit të Rinasit, përdoret si kamikaz privatisht nga hajduti Salillari, për të shtypur protestën e banorëve kundër operacionit korruptiv të oligarkut që po tenton të marrë ujin, duke kryer punime pa leje.
Siç duket në këtë video, Gramoz Lala fillimisht shfaqet si vëzhgues, më tej si përfaqësues i firmës Salillari dhe në vijim prezantohet si shef rendi në Berat. Ky veprim është i ngjashëm me angazhimin e disa policëve të tjerë në veprimtari kriminale, duke përdorur funksionin publik.
Nga burime konfidenciale, Lala ka marrë 10 mijë euro nga Salillari për t’u angazhuar në protestën kundër banorëve të Lumasit, shkruan Prapaskena.
Lini një Përgjigje