Mosngopja e oligarkëve ka ngritur në protestë qytetarët në vend. Emra si Pëllumb Salillari dhe Bashkim Ulaj po grabitin prona publike dhe qytetarët po protestojnë përditë, ndërkohë që si mazhoranca ashtu dhe opozita heshtin.
Në Bërxullë bëhen protesta thuajse çdo javë kundër rrugës që po ndërton Bashkim Ulaj, ndërkohë që e njëjta gjë po ndodh edhe në fshatin Lumas në bashkinë e Kuçovës.
Banorët e këtij fshati janë rikthyer në protestë për mbrojtjen e burimit të Sinecit. Një ditë më parë banorët janë përplasur me policinë, ndërsa sot kanë bllokuar rrugën për të penguar punimet që po kryhen në këtë burim. Ujësjellësin e ka marrë firma “Salillari”, e oligarkut Pëllumb Sallilari.
Avokati i banorëve, Arben Llangozi, ka deklaruar se punimet e firmës janë të kundërligjshme, ndërsa ngriti akuza për dhunën e ushtruar nga policia kundër banorëve.
Banorët shprehen se, firma nuk duhet të kishte filluar punimet pasi leja e punimeve i ka përfunduar dhe kjo leje nuk është rinovuar prej saj.
"Jemi goditur jemi rrahur nga policia për të mbrojtur këtë burim. Ne kemi ujë, janë 11 fshatra që pretendohet se do tu japin ujë nga ky ujësjellës. Të 11 fshatrat kanë ujë 24 orë vetë dy fshatra nuk kanë ujë ato nuk i përfshin projekti Salillari. Përse do ta përdori Salillari këtë ujë. Vetëm nëse do të shkelin mbi trupat tanë do e marri ujin e Sinecit. Është i vetmi burim që ka ngelur në këtë zonë na e dhuroi zoti jetojmë me këtë ujë”, shprehen banorët.
Banorët i kanë nisur protestat që vitin që shkoi, por askush nuk i dëgjon dhe ai që po grabit ujësjellësin është Pëllumb Salillari. /Pamfleti
Lini një Përgjigje