TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2023, 18:52

Artan Hoxha takon gazetarin e “Financial Times” dhe paralajmëron: Do ja dëgjojmë krismën nga barku i javës!

Shkruar nga Pamfleti

Artan Hoxha takon gazetarin e “Financial Times” dhe

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar zhvillime nga java që vjen.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ai ka bërë të ditur që ka takuar gazetarin i “Financial Times” , Marton Dunai. Ai ka ironizuar edhe Ramën, i cili flet për “media kazan”. Nga ana tjetër ai tregon se ka folur gjatë për median në fjalë.

Kur të lënë pushim nga “punët e vështira” këta të “brendshmit”, të gjejnë “pune te lehta” këta të “jashtmit”. Me gazetarin e prestigjiozes “Financial Times”, Marton Dunai,… për ca gjëra kazani, “meselera me xhixhilera”, që do ja dëgjojmë krismën nga barku i javës…

Ky shejtan, mbante shënim çdo gjë me birrë të madhe përpara, unë me “raki dëllinje” (xhin Skrapari) si shoku Nano në vaktit. Nuk mbaj përgjegjësi se çfarë kam thënë”, shkruan Hoxha.

artan hoxha finacial times krisma

Lini një Përgjigje