TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2025, 12:08

Moti i keq mbërthen edhe Lezhën, në bjeshkët e Mirditës dëbora arrin deri në 15 cm

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq mbërthen edhe Lezhën, në bjeshkët e Mirditës

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë edhe Qarkun e Lezhës, duke sjellë probleme kryeisisht me furnizimin me energji elektrike.

Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes Civile, në lartësitë mbi 1 mijë metra në bjeshkët e Mirditës ka rënë dëbora e parë, trashësia e së cilës ka arritur deri në 15 cm dhe temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Ndërsa në zonat fushore ka reshje shiu me itensitet mesatar dhe ere të fortë, duke sjellë dëmtim të linjave elektrike kryesisht në fshatrat e Zadrimës, Shëngjinit dhe Bregut të Matës.

Në një pjesë të këtyre zonave prej mesnate mungon energjia elektrike, ndërsa grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndodhen në terren për riparimin e defekteve.

Moti i keq ka sjell dhe dallgëzim të lartë në brigjet e Shëngjinit dhe autoritetet portuale kanë kërkuar ndalim të lundrimit për mjetet e vogla, deri në përmiresimin e kushteve atmosferike.

Lini një Përgjigje