
Ditën e sotme vendi ynë është përshirë nga moti i keq. Meterologu Hakil Osmani tha se reshjet janë intensive, ku edhe në kryeqytet, aktualisht ka rënë një sasi prej 20 milimetra.
Ai u shpreh se ekziston mundësia për përmbytje lokale, për shkak të sasisë së konsiderueshme të reshjeve të shiut. Osmani shtoi se mund të ketë edhe prezencë të pakët të dëborës në Tiranë këtë mbrëmje, ose paraditen e së dielës.
Sipas tij, nga mesi i javës së ardhshme, do të ketë një rritje të temperaturave.
“Reshje të cilat do të jenë deri në orët e mesditës deri pasdite, me pas ky sistem do të spostohet drejt zonave jugore. Edhe në zonat veriore, reshjet e shiut gjatë mëngjesit kanë qenë intensive, në 40 mm. Në fakt, ekziston mundësia për përmbytje lokale, presim reshje intensive. Ka rënë 20 mm shi në kryeqytet, presim edhe 60 mm të tjera. Presim një sasi të konsiderueshme. Në fakt, pritet që reshjet e dëborës të jenë edhe në zonat e banuara. Kjo vjen si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave të ajrit. Ekziston një mundësi që edhe në kryeqytet, në mbrëmje dhe në orët e para të mëngjesit të nesërm, të ketë shfaqje të flokëve të dëborës.
Presim që të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, kryesisht në zonat lindore. Kemi përmirësim të ndjeshëm në zonat veriore dhe qendrore mbrëmjen e sotme. Do të kemi një mot që do të jetë i qëndrueshëm, por temperaturat, deri në ditën e mërkurë do të jenë negative. Dita e sotme ka lagështirë të shumtë në akset rrugore. Ekziston mundësia e ngricave,. Pritet që ditën e sotme, deri në ditën e diel, era do të jetë problematike, deri në 65km/h”, tha Osmani për “Abc News”.
Lini një Përgjigje