
Territori i qarkut Lezhë është përfshirë nga erëra të forta me shpejtësi mbi 55 km në orë, duke rrëzuar disa pemë dhe pjesët dekorative që janë vendosur për festat e fundvitit.
Strukturat e Emergjencave Civile të bashkisë Kurbin konfirmojnë se ka pasur probleme të furnizimit me energji elektrike gjatë natës.
Po ashtu, në zonën e Lezhës raportohen probleme të furnizimit me energji elektrike, pasi për shkak të erës së fortë ka pasur dëmtime të shumta në rrjetin e tension ulët dhe atë mesëm.
Konkretisht, zonat që kanë mbetur pa energji janë Njësia Administrative Shënkoll, Balldre, Dajc, Kallmet, fshatrat Grygë Zezë, Kolsh, Grygë Manati, Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë, si dhe lagjja “Nënë Tereza”e qytetit të Lezhës.
Grupet e punë po kryejnë riparimin e defekteve dhe kthimin në gjendje normal të situatës. Në Mirditë raportohen probleme kryesisht në furnizimin me energji elektrike.
Njësia Administatrative Selitë është pjesërisht e furnizuar me energji elektrike.
Njësia Administrative Fanë është pjesërisht e furnizuar me energji elektrike.
Njësia Administrative Rrëshen fshati Malaj është pa energji elektrike
Sa i përket situatës së prurjeve, kuotat e lumenjve Drin dhe Mat nuk përbëjnë rrezik.
Lini një Përgjigje