TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Janar 2025, 08:32

Moti i acartë paralizon veriun, 1 metër dëborë dhe temperatura deri në -15 gradë; anulohet mësimi në disa shkolla!

Shkruar nga Pamfleti

Moti i acartë paralizon veriun, 1 metër dëborë dhe

60 për qind e fshatrave të Qarkut Dibër vijojnë të jenë të bllokuar, pasi lartësia e dëborës arrin rreth 1 metër

Vijojnë të jenë prezentë problematikat si pasojë e motit të keq në qarkun e Dibrës. Reshjet e dëborës janë ndërprerë që natën e mbrëmshme, por ja kanë lënë vendin ngricave. Temperatura në Bulqizë ka shënuar -15 gradë.

60 për qind e fshatrave të Qarkut Dibër vijojnë të jenë të bllokuar, pasi lartësia e dëborës arrin rreth 1 metër në Lurë, Selisht, Kalaja-Dodës, Sllovë, Trebisht dhe Ostren.

Edhe sot, mësimi nuk vazhdon në 60% të shkollave të Qarkut Dibër. Pushteti vendor po punon për hapjen e rrugëve. Rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë në disa segmente duhet të përdoren zinxhirët.

Firma nënkontraktore po punon për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Sot, në orët e para të mëngjesit, është hapur rruga e Arbrit.

Në Kukës gjithashtu disa fshtra të thellë vijojnë të kenë probleme me lëvzijen për shkak të dëborës dhe ngricës që nodhet në rrugë. 

Ndërkohë që në territorin e qarkut Lezhë, situata aktualisht duket më e qetë, intensiteti i erës ka rënë në mesatare. 

Në bashkitë Kurbin, Lezhë dhe Mirditë, ka probleme me energjinë elektrike, ndërkohë po punohet për riparimin e defekteve. Po ashtu, po punohet për pastrimin e qytetit nga mbeturinat e sjella nga era.

Në Mirditë, po punohet për pastrimit rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre. Kuota e lumit Drin e Mat vazhdojnë të jenë në nivele minimale, ndërsa hidrovorët janë në gatishmëri.

Lini një Përgjigje