
Athina i është rikthyer çështjes “Beleri”. Ministri grek Stavros Papastavru ka mbërritur sot në vendin tonë dhe i ka shkuar në qeli kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
Por mësohet se në momentin që ai ka hyrë në paraburgimin e Durrësit, janë fikur dritat. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një problemi në zonë me energjinë elektrike.
Pas takimit ai foli për mediat, duke vijuar me mesazhet e zakonshme. “Erdha e vizitova kryebashkiakun e Himarës që mbahet në burg këtu e 7 muaj. Fatkeqësisht në Himarë, vendimi i sovranit për votën nuk po zbatohet akoma. Himara është e vetmja bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t'u zgjedhur. Ne i gjendemi pranë Fredi Belerit për një gjyq të drejtë dhe duam që prezumimi i pafajësisë së tij të respektohet nga drejtësia shqiptare. Duhet gjetur një zgjidhje në kuadrin e së drejtës europiane dhe shtetit të së drejtës dhe ëndrrës europiane që të kthehet normaliteti në bashkinë e Himarës”, u shpreh ministri grek.
Lini një Përgjigje