TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Maj 2024, 21:14

“Çmimet e larta shqetësim për shqiptarët”, Soko: Rama është larg qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

“Çmimet e larta shqetësim për shqiptarët”,

Eksperti i ekonomisë Pano Soko ka folur lidhur me emigrimin i cili e ka konsideruar si një shqetësim kryesor nga qytetarët. Ai ka folur gjithashtu edhe për shqetësimet e tjera të tyre.

“Emigrimi po e dominon kaq shumë realitetin shqiptar saqë dikush që nuk e ka problem personal emigrimin, e vendos atë të parin. Shumica e shqiptarëve mendojnë se një gjë që nuk po i ndikon ata personalisht, është shqetësimi më i madh në këtë vend”, tha Pano Soko.

Ai u shpreh gjithashtu se dy probleme kryesore të qytetarëve janë çmimet e larta dhe kostoja e jetesës.

“Në tre pyetjet e para dy janë kostoja e jetesës dhe çmimet e larta, të cilat unë do i përmblidhja në një, është aq shqetësuese sa edhe kështu si është bërë pyetja, qytetarët e kanë zgjedhur dy herë të njëjtën përgjigje.

Ky është problemi më madhor që ne kemi sot dhe askush nuk po kujdeset për këtë gjë. Vëmendja publike dhe e qeverisë që kanë në dorë të bëjnë gjëra për qytetarët duket se është shumë larg shqetësimit që kanë qytetarët”, tha eksperti për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje