TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Maj 2024, 20:15

"Opozita po arnon imazhin e kryeministrit", Bushati për Komisionin antikorrupsion të PS: Rama plane për të kapur SPAK

Shkruar nga Pamfleti

"Opozita po arnon imazhin e kryeministrit", Bushati për

Analisti Andi Bushati ka folur lidhur me komisionin antikorrupsion të miratuar nga PS.

Ai tha se opozita nuk duhet të bëhet fasadë e qeverisë dhe nuk mund të arnojë imazhin e Ramës për korrupsionin.

Bushati shtoi se qëllimet e Ramës janë të fshehura pasi tenton të prekë reformën në drejtësi dhe të ulë impaktin e SPAK.

“Rama i ka të gjitha levat në dorë që të luftojë korrupsionin. Fakti që bën se levat që ka në dorë nuk i mjaftojnë, kjo na bën të gjithëve që të dyshojmë se mund të ketë qëllime të fshehura.

Ndaj dhe kanë lindur këto hipotezat që Rama do të prekë reformën në drejtësi, do të ulë impaktin e SPAK, etj.

Të gjitha këto bashkë mund të lindin hipotezën, kujdes se ka një gjë ndaj të cilës duhet të jemi të vëmendshëm.

Përtej kësaj, nga tekstet e rezolutës dhe komisionit nuk është se shohim ndonjë rrezik të madh.

Ka një debat të brendshëm brenda opozitës, a kemi luksin që të bojkotojmë prap, a duhet t’i themi jo këtij komisioni butaforik të Ramës dhe mos marrim pjesë.

Ka dhe nga ata që thonë që është më racionale të marrësh pjesë, të bëhesh pjesë e procesit, t’i kundërshtosh gjërat që në gjenezë.

Unë e kundërshtoj këtë dhe them se nuk është në interesin e opozitës të luajë rolin e fasadës së Ramës. Dhe kjo për disa arsye.

E para, opozita që në gjenezë të këtij komisioni është përdorur si fasadë.

E dyta, po të dëgjoj retorikën e deputetëve të PS, ata thonë se kemi një problem me korrupsionin dhe të punojmë gjithë bashkë me opozitën që si përmirësohet ky problem.

Kush është ftesa, ne të vjedhim, ju na lani. A duhet të pranojë opozita një pozicion të tillë që ne po vjedhim, ju na pastroni.

Roli i opozitës është të tregojë me gisht defektet e kundërshtarit. Pra opozita të tilla fasadë ka vetëm në regjime dhe opozita shqiptare nuk ka përsipër këtë rol, të arnojë imazhin e mazhorancës apo ta përmirësojë, aq më tepër që kjo mazhorancë nuk do të përmirësohet.

Ata ekzistojnë dhe qëndrojnë në pushtet vetëm përmes vjedhjes.

E treta është më e prekshme. Opozita nëse i frikësohet se mund të ndryshohet reforma në drejtësi, se mund të hiqen nga kodi penal nene si shpërdorimi i detyrës, se mund të preken kompetencat e SPAK.

Opozita në këtë parlament i ka numrat e deputetëve për të bllokuar ligjet që duan 2/3 apo 3/5.

Në këtë kuptim nuk ka ç’bën në një komision ku vendimet me shumicë i merr mazhoranca. Nëse sheh rreziqe që duhet t'i pengojë i pengon në parlament. Nuk mund të bëjë rolin e fasadës", tha Andi Bushati për “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje