TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Janar 2025, 14:53

Meta në burg, avokati: SPAK i ka mbledhur të gjitha provat, fokusi në dosje është hetimi pasuror

Shkruar nga Pamfleti

Meta në burg, avokati: SPAK i ka mbledhur të gjitha provat, fokusi

Avokati Edmond Petraj thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbledhur të gjitha provat, në lidhje me hetimin që po zhvillohet ndaj ish presidentit Ilir Meta.

Në një intervistë për “Newsline”, Petraj u shpreh se mund të ketë një ndryshim të masës së sigurisë për Metën. Petraj shtoi se fokus në dosjen e Metës, është hetimi pasuror.

“Jemi në kushtet që mendoj se SPAK i ka mbledhur të gjitha provat. Mendoj që mund të ketë ndonjë surprizë për ndryshimin e masës. Por mbetet për t’u parë. Kemi hetimet, dëshmitarët, mbetet për t’u parë, hap pas hapi. Foksus i asaj dosjeje do jetë te hetimi i pasurisë. Pastaj mbetet se çfarë do të dalë nga elementët”, theksoi ai.

 

avokati spak meta burg

Lini një Përgjigje