
Analisti Roland Lami tha se deri më tani SPAK ka bërë një punë për t’u vlerësuar. Ai u shpreh se të gjitha sondazhet tregojnë vlerësimin e lartë ndaj SPAK dhe kreut Altin Dumani.
Lami tha se qeveria ndërton struktura për të mbivendosur punën e SPAK përshembull komisioni anti-korrupsion. Sipas tij, nga ana e opozitës, Meta, Berisha dhe Mediu janë në luftë frontale me SPAK.
“Puna e SPAK veçohet në raport me institucione të tjera. Do të thoja që kjo strukturë e re është përballë një sfide që jep sinjale pozitive. Fakti që nga ana e qeverisë ndërtohen struktura për të mbivendosur punën e SPAK, si komisioni anti korrupsion. Mendoj është parë si një strukturë e ngjashme me struktura të tjera që ka ndërtuar qeveria që nuk ka prodhuar asgjë. E shoh si një lajm të mirë që SPAK nuk e kanë në kontroll. Nga ana e opozitës, Meta, Berisha, Mediu janë në luftë frontale me SPAK. Por edhe fakti që dekorimi që i vjen kreut të SPAK nuk vjen nga instanca brenda shtetit, por nga jashtë që së pari matin performancën, monitorojnë dhe ata. Fakti që veçohet ky institucion tregon një besueshmëri, ky është lajm i mirë për qytetarët dhe jo për partitë politike. Fakti që zgjatja e mandatit vjen si pasojë e departamentit të shtetit edhe ky për qytetarët është lajm i mirë”, tha Lami për “Abc News”.
Lini një Përgjigje