TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Prill 2024, 20:03

Merr fund vjedhja me pullat fiskale, qeveria i jep fund koncesionit që grabit bizneset

Shkruar nga Pamfleti

Merr fund vjedhja me pullat fiskale, qeveria i jep fund koncesionit që

Duke nisur nga 1 janarit i vitit 2025 prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale do të realizohet nga shteti. Qeveria shqiptare ka vendosur të mos e rinovojë kontratën koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale, duke i dhënë fund një koncesioni abuziv.  Ndryshimet ligjore janë hedhur për konsultim nga ministria e financave, kjo pasi kontrata e nënshkruar midis kompanisë private “Sicpa Security Solutions” Albania, sh.p.k, përfundon në  31 dhjetor të vitit 2024.

Në draft propozohet që prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale të kryhet nga një person i autorizuar nga Këshilli i Ministrave. Sa i përket procedurës së porositjes së pullave fiskale, ajo mbetet e njëjtë, por pagesat e çmimeve të pullave fiskale dhe kostove të dërgesave do ti paguhen personit të autorizuar nga Këshilli i Ministrave.

Gjatë 12 viteve të fundit kompania ka bërë masakër me çmimet dhe kjo është treguar nga bizneset dhe  deri më sot nuk ishte marrë asnjë masë.

Koncesioni i pullave fiskale është miratuar që në vitin 2012 dhe është shoqëruar me shumë debate gjatë dhjetë viteve të shtrirjes së tij. Koncesioni ka pasur objekt debati edhe datën efektive të fillimit, nga ku llogaritet edhe periudha e saktë 10 vjeçare, i cili ka qenë ngërç ligjor më vete i këtij koncesioni.

Tarifa e lartë e pullave fiskale është kundërshtuar ashpër nga bizneset e mallrave të akcizës, pasi rëndon kostot prodhuese. Në Shqipëri tarifa e pullave fiskale është 22,4 USD për 1,000 copë, ndërsa në Europë çmimi mesatar i pullave fiskale është 3 USD për 1,000 copë, në Kosovë 2,2 USD. Sipërmarrësit vendas paguajnë gati 8 herë më shumë në raporti me çmimin mesatar të pullave në Europë.

Më në fund me heqjen e këtij koncesioni, i hiqet një barrë e madhe bizneseve të cilat detyroheshin të paguanin tarifa kaq të larta.

pullat fiskale

Lini një Përgjigje