TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 09:42

Mbledhja e parë si kreu i ri i SPAK, zbulohen porositë e Klodjan Brahos për prokurorët

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e parë si kreu i ri i SPAK, zbulohen porositë e Klodjan
Klodjan Braho

Ka përfunduar mbledhja e thirrur në orën 8.30 nga kreu i ri i SPAK, Klodjan Braho me prokurorët e posaçëm.

Mësohet se përveçse prezantimit  me trupën prej 19 prokurorësh të posaçëm, Klodian Braho ka prezantuar edhe lëvizjet qe firmosi javën e kaluar.

Ai vendosi shefat e tre sektorëve, Vladimir Mara për hetimin e krimit të organizuar, Dorina Bejkon për hetimin e korrupsionit dhe Altin Dumanin shef sektori për mardhëniet juridiksionale me jashtë.

Braho iu ka kërkuar kolegëve hetime efikase, të japin rezultate për dosjet e vjetra dhe të mbartura dhe që siç është shprehur Braho më tej “kanë krijuar backlog (një grumbullim pune e papërfunduar ose çështjesh që duhen trajtuar)”.

Klodjan Braho u përzgjodh në dhjetor të 2025 si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar , një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta, në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik.

Prokuroria e Posaçme, u krijua për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në kuadër të një procesi madhor të reformës në drejtësi.

I mbështetur nga SHBA-ja dhe BE-ja, SPAK-u ka fituar një reputacion të madh për hetimin e zyrtarëve dhe politikanëve të lartë, si dhe mbështetje të gjerë publike në Shqipëri.

I pyetur nga mediat se cilat do të jenë prioritetet e tij kryesore gjatë mandatit si kreu i SPAK-ut, 43-vjeçari Braho tha se planifikon “të garantojë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij”.

“Do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet e thelluara, përfshirë analizën e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre. Një kusht i rëndësishëm për funksionimin e duhur të SPAK-ut është forcimi i pavarësisë dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe hetuesve.”, tha prokurori.

mbledhja e parë si kreu i ri i spak

Lini një Përgjigje