TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 08:38

Dëbora zbardh edhe Dibrën, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Shkruar nga Pamfleti
Dëbora zbardh edhe Dibrën, vështirësi në qarkullimin e
Dëbora në Dibër

Ditën e sotme dëbora ka nisur në të gjithë qarkun e Dibrës.

Mësohet se në zonat e thella malore, si Njësia Administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, Zall-Dardhë, Reç, Trebisht, Ostren, si edhe në zonën e Martaneshit, trashësia e dëborës ka kaluar 10 centimetra.

Si pasojë, kanë vijuar vështirësitë në qarkullimin e mjeteve, veçanërisht në rrugët që lidhin fshatrat e thella. Situata është rënduar edhe nga rrëshqitjet e dherave dhe shembjet e pjesshme të rrugëve në disa njësi administrative të qarkut.

Sipas informacionit të marrë pranë bashkive, strukturat vendore janë në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugëve dhe normalizimin e situatës, me qëllim garantimin e lëvizjes dhe sigurisë së banorëve.

 

debora zbardh dibren qarkullimin e mjeteve

Lini një Përgjigje