TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Nëntor 2025, 22:19

“Mbi 300 mln euro sekuestrime për pastrim parash”, Dumani: Ka investime në turizëm

Shkruar nga Pamfleti

“Mbi 300 mln euro sekuestrime për pastrim parash”, Dumani: Ka

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ka bërë të ditur se mbi 330 milionë euro janë sekuestruar për pastrim parash nga viti 2020.

Duke folur për emisionin “Trialog” në RTSH1, Dumani tha se SPAK ka rritur vlerën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara.

Sipas Dumanit, që nga viti 2020 deri në vitin 2024 vlera e “pasurive të sekuestruara dhe konfiskuarve, ishte 230 milionë euro sot mund të kemi kaluar mbi 300 milionë euro. Ta krahasosh me vendet e rajonit nuk gjen këtë nivel konfiskimesh”.

“Sa i takon pastrimit të parave, Prokuroria e Posaçme ka rritur numrin e procedimeve penale të regjistruam numrin e të pandehurve, të gjykuarve, ka rritur vlerën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara.

Që nga viti 2020 deri n vitin 2024 vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuarve, ishte 230 milionë euro sot mund të kemi kaluar mbi 300 milionë euro.

Ta krahasosh me vendet e rajonit nuk gjen këtë nivel konfiskimesh dhe sekuestrimesh si SPAK. Në hetimet tona e kemi bërë prezent që po kemi konstatuar që paratë e pista janë investuar në turizëm”, theksoi Dumani.

Lini një Përgjigje