TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2023, 16:54

Matura 2023/ Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, 24% e maturantëve morën notën 10; 4% mbetës

Shkruar nga Pamfleti

Matura 2023/ Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj,

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka njoftuar se kanë dalë rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj. Mbi 30 mijë maturantët mund të njihen me notën që kanë marrë në testin e Gjuhës së Huaj.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kushi ka publikuar edhe shifrat, ndërsa thekson se niveli i kalueshmërisë është 96% dhe rreth 24% e maturantëve kanë marrë notën 10 absolut.

Gjithashtu ajo shprehet se 4% prej tyre kanë ngelur në këtë provim.

“Jam optimiste për rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta. Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve. Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standard”, shkruan Kushi.

Ministrja e Arsimit iu uron suksese maturantëve në dy provimet e ardhshme, atë të Matematikës dhe lëndës me zgjedhje.

provim mature evis kushi

Lini një Përgjigje