
Ministria jonë e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për tragjeditë në SHBA dhe Malin e Zi. Në një reagim publik, dikasteri i drejtuar nga Igli Hasani ka shprehur ngushëllime për viktimat e tragjedive që tronditën natën e ndërrimit të viteve.
“Zemërthyer për tragjeditë me humbje jetësh në Mal të Zi afër Cetinjes dhe në SHBA, në Neë Orleans. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për miqtë malazezë dhe amerikanë dhe për familjet e të gjitha viktimave.
Shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe shprehim solidaritetin tonë me komunitetet e prekura nga këto akte të pakuptimta dhune, duke shpresuar për qëndrueshmëri dhe unitet përballë një dhimbjeje të tillë”, thuhet në reagim.
Lini një Përgjigje