
Ben Blushi, zgjedh për të dhënë intervistën e parë të vitit, në "Të Pashoq".
Intervista nis me ‘Parajsën Artificiale’, "bestseller" i 2024, por edhe me të gjitha romanet e tij ndër vite, për të cilat ka marrë disa çmime kombëtare dhe ndërkombetare, njëherësh edhe të përkthyera edhe në disa gjuhë të huaja.
Nga Inteligjenca Artificiale, revolucioni i medias te Tik-Tok, Ben Blushi analizon gjithçka se si do të jetë bota në një të ardhme të afërt.
2024 ka qenë viti juaj. Keni qenë kryefjala me Parajsen Artificiale në Panairin e Librit. E nisim me librin e fundit "Parasja Artificiale". Ju i keni paraprirë një epoke që ne tashmë kemi hyrë dhe ju e finalizoni aty. Kaloni në vetëm 12 orë nga lufta në Parajsë. Një histori sa tipi dhe aq atipike, aty zhvillohen disa histori paralele. Historia e dashurisë me një vajzë 27 vite më të re. A po i paraprin të ardhmes më të afërt?
Ben Blushi: Libri "Parasja Artificiale" ka dalë në nëntor të vitit 2024. Unë kam pasur shumë kënaqësi nga ky libër, kam marrë shumë mesazhe të cilët kanë disa befasi nga libri. E para mënyra si është shkruar. Libri është i formuar si një pocdast, me dialogje. Një burrë me një vajzë kanë një raport intim dhe flasin nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të darkës. Zhvillohet libri në 12 orë. Koha e zhvillimit është e shpejtë, pra ka dialogje jo përshkrim. E kam bërë me qëllim sepse ne shkrimtarët jemi "në kërcënim" nga Instagrami, Tiktoku, podcast, YouTube, Netflix. Sepse harxhojnë shumë më pak kohë në lexim, kjo është arsyeja pse unë kam zgjedhur të shkruaj shpejt me këtë teknik. Dhe ka pasur efekt, sepse shumë njerëz e kanë ndjerë. Thelbi është që ky burrë përpiqet t'i japë një ngushëllim kësaj vajze me të cilën ka një emocion. Sepse ajo i ankohet se ka një dramë familjare.
Aty bëhet një lojë fjalësh, sikur sajohet një lojë dhe vajza i jep argumente pse nuk duhet të shkohet në luftë dhe Turqinë, Greqinë por në fund i jep "zgjidhje" duke zgjedhur Iranin. Këtu unë e kam aktualizuar, pasi viti që po mbyllet ka qenë dominuar nga raportet e Shqipërisë me Iranin dhe hakerimi.
Në pjesën e parë krijon ferrin që është lufta, ndërsa në pjesën e dytë krijon parajsën. Ai shpjegon si do jetë bota kur Inteligjenca Artificiale të dominojë jetët tona.
Lini një Përgjigje