
Në këtë kuadër, pritet që kur të ndërmarrë këtë tur, Rubio të ndalet edhe në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Beograd, por edhe në Sarajevë, duke kompletuar në këtë mënyrë turin e vizitës...
Ballkani Perëndimor do të jetë në vëmendjen e administratës amerikane të Presidentit Donald Trump. Kjo konfirmohet edhe nga vizita që Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka planifikuar të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor brenda këtij viti.
Megjithëse nuk dihet ende koha se kur Rubio do të ndërmarrë turin e vizitës në vendet e Ballkanit Perëndimor, mendohet se ai do të vizitojë secilin prej kryeqyteteve të vendeve, duke qëndruar disa orë në secilin prej tyre.
Lajmi se Sekretari amerikan i Shtetit do të vizitojë Ballkanin Perëndimor është konfirmuar nga zv.Kryeministri dhe ministri i jashtëm malazez, i cili ka pasur një bisedë me kryediplomatin american.
Ai njofton se Rubio do të vizitojë Podgoricën, ndërkohë që nisur nga vizitat e mëparshme të Sekretarëve amerikanë të Shtetit, në turin e Ballkanit ato ndalen në të gjitha vendet.
Në këtë kuadër, pritet që kur të ndërmarrë këtë tur, Rubio të ndalet edhe në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Beograd, por edhe në Sarajevë, duke kompletuar në këtë mënyrë turin e vizitës.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio, në raport me Ballkanin Perëndimor ka konfirmuar goditjen e administratës amerikane ndaj elemetëve të tillë su Dodik. Rubio e ka cilësuar përpjekjen e Dodik në Bosnje si "minim i sigurisë dhe stabilitetit të BH", duke shtuar "u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon që të bashkohen me ne për të kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe destabilizuese".
Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, e ka paralajmëruar një vizitë në Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti, njoftoi të premten ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviç.
Ibrahimoviç u takua me Rubion në ditën e parë të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.
“Një bisedë e shkurtër, por përmbajtjesore për temat e tanishme dypalëshe dhe ato rajonale, të cilën e zhvillova me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio. Do ta vazhdojmë atë edhe në Podgoricë gjatë vizitës së tij në Mal të Zi dhe rajon, të cilën ma paralajmëroi për këtë vit”, shkroi Ibrahimoviç në llogarinë e tij në X.
Ai ka bërë të ditur se kanë shkëmbyer mendime për çështje dypalëshe dhe rajonale, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA-së, sidomos në lidhje me sfidat e përbashkëta të sigurisë.
“Vizita e Rubios do të përbënte mundësi shtesë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh dhe për konfirmimin e marrëdhënieve të fuqishme aleate ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.
Në Bruksel po mbahet një takim dyditor i ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku ndër të tjera, do të vendoset nëse vendet anëtare do t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje nga minimumi i tanishëm prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. /Pamfleti/
Lini një Përgjigje